Gërvalla: Evropa nuk ka kërkuar nga Serbia t’i përmbushë detyrat që lindin nga marrëveshjet e dialogut
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ka thënë se Kosova është rreshtuar çdo herë pro BE-së, NATO-s dhe demokracisë.
Ajo, në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që është rreshtuar me agresorin, Rusinë, pas zhvillimeve të fundit që kanë të bëjnë me luftën në Ukrainë.
Sipas saj, ndaj Serbisë për këto qëndrime duhet të kërkohet llogari nga Bashkimi Evropian.
Dialogu është me rëndësi, por dialogu për hir të dialogut nuk është me rëndësi, dialogu është me rëndësi në kuptim të përmbajtjes, nëse ndryshon realiteti kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndryshojë përmbajtja e dialogut. Nëse një palë largohet nga tavolina e BE-së, atëherë kjo po i jep partnerëve në perëndim një shuplakë, dhe po rreshtohet me një kriminel të luftës, duhet të bëhet pyetja e çka tash a mund të vazhdojmë tutje, thua se nuk ka ka ndodhur gjë? Çfarë thotë kjo për Putin dhe Vuçiq? Çka thotë kjo për ne në sytë e Perëndimit? A nuk e dërgon kjo mesazhin se është Perëndimi aq i dobët sa që nuk arrin t’i përshtatë lëvizjet dhe veprimet, kur dikush rreshtohet me dikë që kërcënon paqen, madje kërcënon me përdorim të armëve bërthamore”.
“Evropa duhet të pajtohet me realitetin e ri, kemi të bëjmë me një Rusi brutale, agresive. Kemi të bëjmë me një lidership serb që është shumë agresiv, kemi të bëjmë me bashkëpunim të ngushtë ekonomik dhe ushtarak mes Rusisë dhe Serbisë. Rusia i ka ofruar Serbisë një arsenal ushtarak, dhe ky e ka për qëllim të përdoret si kërcënim ndaj fqinjëve. Dialogu me Serbinë nuk ka të bëjë të targat e automjeteve, Evropa nuk është ankuar dhe as nuk ka kërkuar nga Serbia që t’i përmbushë detyrat që lindin nga marrëveshjet e nënshkruara në dialog”, ka thënë Gërvalla.