Gërvalla flet për një takim ndryshe me homologun grek: Me padurim presim rezultatet
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se i pret me padurim rezultatet e takimit që e pati sot me kryediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias.
Gërvalla ka thënë në një konferencë të përbashkët me homologun grek se “roli i Greqisë është shumë i mirëseardhur dhe i domosdoshëm”.
“Ky takim i sotëm ishte në vazhdën e një serie të takimeve në rrethana të ndryshme dhe me përmbajtje të ndryshme. Presim me padurim rezultatet, hapat e mëtejshëm në temat që i diskutuam sot”, ka thënë Gërvalla.
Ajo ka treguar për temat që i diskutuan me Dendias, në mesin e të cilave përmendi edhe “hapat praktikë në bashkëpunimin e ndërsjellë”.
“Diskutuam për ekonominë, për bashkëpunimin, anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës, biseduam rreth iniciativave të ndryshme të koordinuara dhe biseduam për hapa praktikë në bashkëpunimin e ndërsjellë”, ka thënë Gërvalla.