Gërvalla gjithmonë e ka pas therrë n’sy UÇK-në, pse heshtin shokët e mi të LV-së?
Kryeinspektori i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, në një shkrim të shkurtër publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ka komentuar deklaratat e Donika Gërvallës, e cila ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me Gjykatën Speciale për zbardhjen e krimeve të pretenduara të kryera në Kosovë.
Kryeinspektori Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook” ka publikuar dy komente të Donika Gërvallës të shkruara dhe të publikuara në mars të vitit 2020, në të cilët ajo ka shprehur mllef kundër njërit prej komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, konkretisht kundër Rexhep Selimit, i cili në kohën e luftës në Kosovës kishte nofkën “10-shi”.
Tahiri ka komentuar këto dy deklarata të Gërvallës, duke shprehur mospajtim me ish-shokët e vet të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po heshtin ndaj saj.
Më poshtë komenti i plotë i Tahirit:
Kjo është “kryediplomatja” jonë.
UÇK-në e ka pas therrë n’sy gjithmonë. Natyrisht, edhe Rexhën.
Prandaj, nuk po më befason gërvallja e saj, por heshtja e disa shokëve të mi në VV dhe jo vetëm.
Një si kjo, nuk do duhej të ishte Ministre në shtetin tim. Aq më pak, Ministre e Punëve të Jashtme.