Gërvalla: Historia e Kosovës, dëshmi se si diplomacia është çelësi i zgjidhjeve të krizave

21 tetor 2024 | 11:16

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ishte pjesëmarrëse në ceremoninë e 10-vjetorit të Akademisë Diplomatike në Pejë, atje ku janë mirëpritur shumë të rinj diplomatë.

Në fjalën e saj, Gërvalla është shprehur se një diplomaci e suksesshme dhe fuqishme është ajo e Kosovës.

“Historia jonë është dëshmi që përkujton se sa e fuqishme dhe e rëndësishme është diplomacia si një përgjigje ndaj krizave dhe për t’i ndaluar ato. Diplomacia është çelësi i zgjidhjeve të krizave, mbrojtja e nderit të njerëzve, dhe stablitetit”, ka thënë Gërvalla.

Ajo u është drejtuar diplomatëve të rinj, duke u bërë ftesë që ta shijojnë Kosovën, kulturën e saj, mikpritjen dhe historinë.

“Sa jeni këtu, ju ftoj të vizitoni Kosovën, shijojeni historinë tonë, ushqimin tonë, kulturën tonë dhe ngrohtësinë e njerëzve tanë. Kënaquni, eksploroni dhe merrni kohën që të krijoni momente të paharrueshme”, ka thënë Gërvalla.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…