Gërvalla, Hovenierit: Modelet që lejojnë Serbinë ta minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohen
31 janar 2023
| 16:27
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për takimin e mbajtur të martën në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Gërvalla ka thënë se Kosova ofron kornizën më të avancuar për të drejtat e minoriteteve në Evropë.
“Çdo model që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, është shprehur Gërvalla.