Gërvalla: Integrimi i Ballkanit në BE është i bllokuar derisa Serbia refuzon ta njoh realitetin

01 korrik 2021 | 16:46

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë të enjten se integrimi i Ballkanit Perëndimor për në Bashkimin Evropian (BE) do të jetë i bllokuar derisa Serbia refuzon ta njoh realitetin.

“Duke jetuar për 30 vjet në Gjermani, e kam parë që Bashkimi Evropian nuk është i interesuar për vende që mund ta paraqesin BE-në si një monedhë për ndarje. Arti i diplomacisë i bazuar në fakte dhe në të vërteta, nuk është i lehtë, derisa bashkëpunimi rajonal është i ndërlidhur me diskriminimin. Sepse diskriminimi është toksik, i helmueshëm për ndërtimin e mirëbesimit”, ka thënë Gërvalla

Ajo në Samitin e Prespës ka thënë se është detyrë e secilit shtet që të punojë në ndërtimin e vendit duke luftuar korrupsionin, duke zbatuar shtetin e së drejtës për tu bërë një rajon i vërtetë që paraqet besim për BE-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka…