Gërvalla: Kontribues kryesor për liberalizimin e vizave është qytetari i Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, përcollën sot grupin e parë të qytetarëve të cilët janë përfitues të udhëtimit falas pa viza drejt Vjenës.
Gërvalla foli rreth sfidave që qytetarët e Kosovës i kaluan gjatë më shumë se dy dekada për ta siguruar një vizë udhëtimi.
Ajo tha se kontribues kryesor për këtë sukses është qytetari.
“Sot vërtetë është një ditë e mirë. Sot është vërtetë një ditë e gëzuar, sepse secili prej nesh e di, se sa kohë kemi humbur nëpër pritjet e gjata para ambasadave. Sa kohë është humbur në mërgatë, duke siguruar ftesa, fletgarancione edhe burokraci të tjera. E dini fort mirë se sa para janë shpenzuar pa nevojë, për viza dhe për procedura. S’ka më burokraci të panevojshme”, theksoi Gërvalla.