Gërvalla: Kosova do të marrë pjesë në takimin në kuadër të CEFTA-s, jemi ndër akterët më serioz
08 tetor 2024
| 13:19
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë me dije se Kosova do të marrë pjesë në takimin në kuadër të CEFTA-s.
“Ne marrim pjesë në të gjitha proceset natyrisht në të gjitha proceset rajonale, Kosova është një ndër akterët më serioz dhe kemi qenë mbështetësit më të fuqishëm në kohë të turbullta në Procesin e Berlinit:, ka thënë Gërvalla për “RTV21”.