Gërvalla: Kosova i është përherë mirënjohëse Biden-it
21 korrik 2024
| 21:23
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se populli i Kosovës e admiron dhe do të jetë gjithmonë mirënjohës ndaj presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Kjo deklaratë vjen pas njoftimit të Biden-it për tërheqjen nga gara për rizgjedhje presidenciale.
Gërvalla ka theksuar se Biden tregoi se çfarë lideri dhe karakteri të madh ka.
“Udhëheqja e tij në Perëndim dhe kontributi i tij me dekada për lirinë dhe demokracinë globale janë një shërbim për të gjithë botën,” ka shkruar ajo në rrjetin social “X”.
Të dielën, Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara për t’u rizgjedhur president, duke thënë se është në interesin më të mirë të partisë dhe të vendit të tij.