Gërvalla kritikon BE-në: Janë bërë shumë gabime, dialogu pa strategji dhe rezultate
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka kritikaur Bashkimin Evropian.
Gjatë një interviste për “TRT World”, Gërvalla ka thënë se në Bruksel janë bërë shumë gabime.
Tutje, ajo ka deklaruar se dialogu në mes të Kosovës s’ka pasur strategji, plan dhe nuk ka rezultate.
“Problemi tjetër është Brukseli si qendër e BE-së. Në Bruksel janë bërë shumë gabime, jo vetëm në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili ka qenë një dialog pa strategji, pa plan dhe tash ne e shohim edhe pa një rezultat. Ne kemi një marrëveshje nga shkurti i vitit të kaluar, ku jemi marrë vesh për me Serbinë nën lehtësimin e BE-së, si të ecim në procesin e normalizimit, që do të përfundonte me njohje de facto të Kosovës nga Serbia. Por, asgjë nuk ka lëvizur. Gabim që janë bërë bazohen në analizën e gabuar se si të merremi me autokratët në rajonin tonë”, ka thënë ajo.