Gërvalla: Luksemburgu dhe Kosova drejt bashkëpunimit të qëndrueshëm

04 nëntor 2024 | 14:29

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Luksemburgu, Xavier Bettel,  me të cilin ka biseduar për mundësinë e thellimit dhe bashkëpunimit dypalësh.

“Vizita e tij është një dëshmi e qartë thellimit dhe bashkëpunimit dypalësh dhe për të forcuar marrëdhëniet tona më të ngushta. Ky është një hap i rëndësishëm drejtë bashkëpunimit të qëndrueshëm. Luksemburgu e ka ndihmuar Kuvendin për votimin elektronik”, ka thënë Gërvalla në një konferencë për medie se bashku me Bettelin.

Gërvalla ka thënë se javë më parë në OKB e ka theksuar rrezikun e Serbisë, jo vetëm për Kosovën, por edhe për Ballkanin.

“Këshilli Evropian ka paralajmëruar kohëve të fundit një paralajmërim që thekson se nëse NATO dhe ShBA-ja nuk ndërmarrin hapa të nevojshëm në këtë drejtim, ekziston mundësia e rikthimit të konfliktit në Ballkan”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e tetë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll…