Gërvalla me staf shpenzoi mbi 86 mijë euro në ShBA, Musliu-Shoshi: Ende s’keni parë gjë
16 nëntor 2024
| 17:47
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, pasi që kjo e fundit me stafin e saj kanë shpenzuar 86 mijë e 512 euro në një udhëtim në ShBA.
Musliu-Shoshi ka shkruar se në këto shpenzime nuk është përfshirë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe stafi i ti.
“86 MIJË e 512 EURO vec një udhëtim në SHBA për Donikën me zëvendësen e saj dhe stafin! Këtu NUK janë përfshi edhe shpenzimet e Albinit dhe stafit të tij. Ende s’keni parë gjë! Jeni të VJEDHUR e të MASHTRUAR!” – ka shkruar ajo.