Gërvalla: Mërgata, urë e fortë e bashkëpunimit me Zvicrën

09 korrik 2024 | 16:44

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim të martën presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Në këtë takim, Gërvalla ka theksuar   avancimin e marrëdhënieve bilaterale në fuqizimin e demokracisë, arsimit dhe investimet në kapacitetet humane, me theks të veçantë të të rinjve si dhe shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e Zvicrës ndaj Kosovës që nga periudha e çlirimit deri në pavarësi, zhvillim dhe integrim.

Ajo ka vlerësuar kontributin e Zvicrës në Kosovë, duke përfshirë zhvillimin e demokracisë, arsimit profesional, qeverisjen lokale, projektet infrastrukturore në mbrojtje të mjedisit, ujësjellës, bujqësi dhe jo vetëm si dhe mbështetjen e vazhdueshme në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Më tutje, të dy palët kanë theksuar rëndësinë e mërgatës kosovare në Zvicër, duke folur për integrimin e saj të suksesshëm, fuqizimin ekonomik dhe rolin e saj të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy shteteve.

Ministrja Gërvalla ka nënvizuar se mërgata është një urë e fortë bashkëpunimi dhe një aset i çmuar për zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës.

Gjatë takimit, ministrja Gërvalla ka paraqitur edhe arritjet e Republikës së Kosovës në shumë fusha dhe shpalosi mundësitë e mëdha për investime në vend.

Ajo ka theksuar se Kosova ofron një mjedis të favorshëm për biznes, me potencial të lartë te të rinjtë dhe një klimë investimesh tërheqëse, sidomos në fushën e energjisë së pastër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…