Gërvalla mërgatës në Gjermani: Pa ju s’do të ishte çliruar Kosova e s’do të ndodhte as ndryshimi i 2021-tës
12 tetor 2024
| 15:19
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndrojnë në Mynih të Gjermanisë ku edhe po zhvillojnë takime me mërgatën shqiptare.
Gërvalla në një video të publikuar në profilin e saj ku lavdon kontributin e mërgatës për çlirimin e vendit.
“Pa mërgatën, Kosova nuk do të ishte çliruar” dhe as ndryshimi politik në vitin 2021 s’do të kisthe ndodhur”, ka thënë ajo.