
Gërvalla merr pjesë në forumin e Bledit
28 gusht 2023
| 12:48
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka njoftuar se do të jetë pjesëmarrëse në forumin e Bledit në Slloveni.
Përmes një postimi në “Twitter” ajo ka bërë të ditur se është nisur për në Slloveni me ftesë të homologes, Tanja Fajon.
“Rrugës për në forumin e Bledit, duke pritur me padurim të marr pjesë me ftesë nga homologia ime sllovene, Tanja Fajon. Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e strategjive rajonale dhe globale për paqe, solidaritet dhe siguri”, ka shkruar ajo.
Në këtë forum nga Kosova po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.