Gërvalla merr pjesë në takimin ministror të Kartës ShBA-Adriatik në Zagreb
24 nëntor 2021
| 15:55
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të marrë pjesë sot në takimin e Komisionit të Partneritetit në nivel ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
“Pjesë e këtij takimi do të jenë ministrat e jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga vendet anëtare të Kartës së Adriatikut dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Gabriel Eskobar”, wshtw thwnw në njoftimin e MPJD-sw.
Gjatë këtij takimi do të diskutohet lidhur me sfidat e sigurisë në Evropën Juglindore me theks të veçantë në proceset euroatlantike në rajon si dhe për bashkëpunimin në kuadër të kësaj karte.