Gërvalla: Miqësia me ShBA-në nuk përmirësohet me fjalë, por me punë
04 nëntor 2024
| 15:39
Një deklaratë mjaft befasuese ka ardhur nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) “nuk përmirësohet me fjalë, por me punë”.
Këtë deklaratë, Gërvalla e ka dhënë kur është pyetur në lidhje me zgjedhjet presidenciale në ShBA, të cilat do të mbahen nesër (e martë) ku në garë janë Donald Trump dhe Kamala Harris
“Si Republikë e Kosovës që përbën popullin në pro-amerikan në botë, jemi me fat që në SHBA kemi pasur mbështetjen e të dyja kampeve, si ai demokrat edhe kampi republikan. Prandaj, nuk shoh asnjë sinjal që një gjë e tillë të ketë ndryshuar gjatë rrugës. Miqësia me Amerikën nuk forcohet me fjalë, por me punë”, ka thënë Gërvalla.