Gërvalla në Forumin e Bledit: BE-ja nuk duhet të lejojë që Rusia ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor

30 gusht 2022 | 15:02

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ndodhet për vizitë në Slloveni, ku po merr pjesë në Forumin e Bledit.

Ajo në një postim në llogarinë e saj në “Twitter” ka shkruar se presidenti slloven Borut Pahor paralajmëroi qartë se Bashkimi Evropian nuk duhet të lejojë Rusinë ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor.

“Gëzohem që marrë pjesë në Forumin e Bledit me ftesë të homologes sime Tanja Fajon. Në hapje, një paralajmërim i qartë i presidentit Pahor: Bashkimi Evropian nuk duhet ta lejojë Rusinë të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe duhet të përshpejtojë pranimin në BE si një masë gjeopolitike”, ka shkruar Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF)…