Gërvalla në konferencë me Kurtin: Republika e Kosova nuk është e përkohshme
27 dhjetor 2023
| 15:29
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duket se nuk i raportet e mira me Ministrin e Ambientit dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin Albin Kurti, ajo në mënyrë indirekte ka kritikuar ministrin Aliu, i cili më herët ka thënë se “Republika e Kosovës është e përkohshëm”.
Gërvalla ka thënë se Republika e Kosovës nuk është as e përkohshme e as sipërfaqësore.
“Republika e Kosovës është shtetit i ndërtuar mbi sakrificën e papërshkrueshme të gjithë qytetarëve të saj. Është republikë, as e përkohshme e as sipërfaqësore, të cilën me punë e përkushtim e ndërtojmë çdo ditë nga pak”, ka thënë Gërvalla.