Gërvalla në KS të OKB-së: Nuk mu lejua të flas në gjuhën shqipe, Daçiqi foli në gjuhën e tij
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Serbia po tenton ta bllokojë integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian dhe tha se e rëndësishme të ndërmerren masa ndaj veprimeve të tilla është.
“Është e qartë që Serbia nuk do marrëveshje në dialog. Në të kundërtën, do ta pengojë çfarëdo marrëveshje sepse Serbia e 2023-tës nuk do më të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, ka thënë ajo në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ku është duke u diskutuar për Kosovën.
Ajo ka thënë se raporti i prezantuar ka gabime dhe sa disa ngjarje të rëndësishme mungojnë, teksa shtoi se “këto mangësi nuk janë të reja”.
“UNMIK është bërë faktor destabilizues dhe nuk i shërben stabilitetit dhe paqes në rajon. Me këtë raport, e ka dokumentuar edhe se sa jo i domosdoshëm është bërë”, ka thënë Gërvalla, duke shtuar se Kosova ka bërë përmirësime të ndjeshme në sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, “duke përforcuar ndjeshëm rrugën drejt integrimit evropian”.
Gërvalla gjithashtu ka thënë se presidenti i Këshillit të Sigurimit për muajin prill, ambasadori rus, Vassily Nebenzia, ia ka mohuar asaj të drejtën për ta mbajtur fjalimin e saj në shqip. Ajo ka thënë se Daçiqit i është lejuar që të flas në gjuhën serbe.
Ndërsa Nebenzia e ka moshuar këtë duke thënë se Gërvalla do të ishte lejuar të fliste në shqip nëse do të kishte insistuar.