Gërvalla: Nëse Vuçiqi tolerohet nga ndërkombëtarët mund të ketë luftë

02 tetor 2023 | 12:07

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka deklaruar për televizionin publik gjerman se nëse bashkësia ndërkombëtare e toleron presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me këtë qasje mund të ketë luftë.

Ajo ka deklaruar se “ministri i propagandës së Millosheviqit e di mirë se si t’i shfrytëzojë gabimet e perëndimit”.

“Kjo nuk është hera e parë që Vuçiqi sjell trupat ushtarake në kufi me Kosovën. Kjo nuk është hera e parë që ai kërcënon me luftë”, ka thënë Gërvalla.

Më tutje, ajo ka thënë se Vuçiqi po dëshiron t’i bëjë presion Qeverisë së Kosovës për të negociuar për territore.

“Presidenti serb ka treguar para tetë ditësh se cili është plani i tij dhe plani i tij është okupimi i një pjese të Kosovës”.

“Kjo s’do të ndodhë. Kjo përpjekje ka dështuar dhe si shkak i kësaj një polic i yni është vrarë. Dhe grupi terrorist ka qenë i përgatitur për të kryer një sulm me 400 persona. Dhe, për fat të mirë kjo ka dështuar dhe ne nuk e dimë se cili është plani i tyre për të ardhmen”, ka thënë Gërvalla.

 

Këto deklarata, Gërvalla i ka bërë një javë pas sulmit terrorist serb mbi Policinë e Kosovës, si pasojë e të cilit është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe njëherë rreth…