Gërvalla: Një ministër nordik më tha ‘jeni yll i ndritshëm në rajon’
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla – Schwarz, ka thënë në Kuvendin e Kosovës se disa prej politikanëve të huaj i kanë thënë fjalë të mira për punën e qeverisë, megjithëse nuk ka përmendur emra.
Gërvalla ka treguar se një politikan i ka thënë se po flasin vetëm për zhvillimin pozitiv të një vendi.
“Një prej përfaqësuesve më të rëndësishëm të politikës evropianë na thotë: Rrallë me ndodhë që gjatë takimit të flas vetëm për zhvillim pozitiv të një vendi”, ka thënë ajo, duke vazhduar të tregojë edhe një epitet që ka marrë nga një ministër i një shteti nordik.
“Një homolog i imi nordik në një prej takimeve në thotë ‘you are the shining star of the democracy in the region’, që do të thotë ‘jeni yll i ndritshëm i demokracisë në rajon’”, ka thënë ajo.
Më tutje, Gërvalla ka thënë se shumë institucionet janë duke i “adhuruar” institucionet e Kosovës.
“Të pamunumërta janë bisedat me homologë të kontinenteve të ndryshme të cilët shprehin admirim për sukseset dhe për caktimin e palëkundur të institucioneve të Kosovës për shtet ligjor e demokraci të mirëfilltë”.
“Asnjëherë Kosova nuk ka pasur kaq shumë vizita të ndërkombëtarëve, kurrë nuk kemi pasur kaq shumë miq të fortë, jo vetëm duke na treguar se çfarë duhet të bëjmë, bashkë me ne punojnë”, ka thënë Gërvalla – Schwarz.