Gërvalla njofton kongresistin Keating rreth veprimeve të qeverisë për shtrirjen e sovranitetit në veri
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se “rritja rekorde ekonomike dhe zhvillimi i qëndrueshëm në Kosovë, bashkëpunimi ekonomik dhe mbështetja e ShBA-së në transformimin e burimeve të energjisë si dhe fuqizimi i rolit të ShBA-së në Ballkanin Perëndimor, ishin në fokus të takimit që pata me kongresistin demokrat William Keating, në kuadër të vizitës zyrtare në Uashington”.
Ajo ka thënë se gjatë këtij takimi e ka njoftuar njoftova kongresistin Keating rreth veprimeve të Republikës së Kosovës në luftimin e krimit dhe korrupsionit, informalitetit dhe shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e vendit.
“Biseduam po ashtu edhe rreth propagandës ruso-serbe, dezinformimit dhe veprimeve destabilizuese të Serbisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.