Gërvalla: Njohja e pavarësisë nga Greqia, ndikon në stabilitetin rajonal

20 janar 2022 | 16:55

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës në Greqi, ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia do të ishte një lëvizje e guximshme për stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Pas takimit me homologun e grek, Nikos Dendias, kryediplomatja e Kosovës ka deklaruar se njohja nga ky vend do të mundësonte hapjen e një dinamike të re në zgjidhjen e problemeve afatgjata në Ballkan.

“Jo vetëm për vendet tona, por më shumë për fëmijët dhe nipërit tanë, kjo do të ishte një premtim për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në Evropë. Një hap i tillë do të ishte historik dhe mendojmë se është diçka që duhet të bëhet”, ka thënë Gërvalla, sipas komunikatës për medie të MPJD-së.

Në këtë takim është diskutuar edhe për çështjen e politikës së jashtme, çështje evropiane dhe rajonale.

“Kryediplomati grek Dendias theksoi ndër të tjera se Ballkani Perëndimor duhet të shikoj kah e ardhmja dhe jo nga e kaluara. Sipas Dendias, perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor është perspektivë që ka vetëm një rrugë e cila është Evropa. Mbrojtja e parimeve dhe vlerave si demokracia, shteti ligjor dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut, sipas tij duhet të jenë busull politike, ekonomike dhe kulturore për vendet e Ballkanit”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Kosovës për vitin 2022 do të zhvillohet në…