Gërvalla: Nuk do të ketë konsuj politikë

25 maj 2021 | 11:30

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se në Shërbimin e Jashtëm të Kosovës do të respektohet ligji, i cili parasheh që raporti i ambasadorëve politik  dhe atyre të karrierës do të jetë 50 me 50.

Gjatë raportimit para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme, ajo ka thënë se në këtë qeveri nuk do të ketë konsuj politik.

“Proporcioni politik dhe diplomatë të karrierës, s’do ta kalojë asnjëherë 50-50shin. Së paku, minimumi 50 për qind e ambasadorëve tanë do të jenë diplomatë të karrierës. Konsuj politikë nuk ka në qeverinë tonë. Nuk është praktikë ndërkombëtare ky nocion. S’do të ketë praktikë e tillë. Duke marrë ambasadorët do të jetë së paku 50 për qind, e me konsujt, përqindja do të jetë më shumë kah diplomatë të karrierës se politikë. Do të ndërtojmë me kujdes akademinë diplomatike”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është padyshim personifikim i fjalës sukses,…