Gërvalla, opozitës: Zgjodhët diskutimin mbi MPJD-në në ditën kur do të ballafaqohemi me Vuçiqin

08 shkurt 2024 | 16:54

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka kritikuar opozitën, e cila të enjten ka kërkuar të themelohet Komisioni Hetimor për nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe të MPJD-së.

Gërvalla ka thënë se në ditën kur bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti janë nisur për Nju-Jurk, atje ku do të mbahet Këshilli i Sigurimit i OKS-së, opozita pikërisht këtë ditë ka propozuar për shtyrje të pikës së rendit të ditës deri në seancën e ardhshme.

“Meqenëse detyra ime ma kërkon që sot të jem në Nju Jork dhe nga pamundësia që të jem e pranishme në atë seancë të Kuvendit, dua të përcjell mesazhin që jo vetëm që nuk i shmangem asnjë debati dhe asnjë hetimi, por mezi po pres që të flasim edhe për keqmenaxhimin e parasë publike edhe për punësimet e jashtëligjshme, familjarizmin dhe shkeljet konstante të ligjit në këtë ministri. Mezi po pres!”, ka shkruar ministrja në “Facebook”.

Ajo është deklaruar për emërimet e ambasadorëve, duke thënë se “ka vdekur koha e pazareve dhe emërimeve të ambasadorëve dhe konsujve nëpër kafene, telefonata të stilit pronto dhe në oda, të shpenzimeve marramendëse për udhëtime dhe hotele, të shitjes së pasaportave nëpër stacione trenash dhe pika karburanti, të sorollatjes me pasaporta dhe targa diplomatike dhe lloj-lloj malli nëpër ato vetura, të tonit harbut ndaj qytetarëve nëpër konsullata”.

Sipas saj, qytetarët meritojnë të dinë se nga kush dhe si janë përfaqësuar vite me radhë jashtë Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aventura e Xabi Alonsos te Bayer Leverkusen në edicionin 2023-2024…