Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë

06 maj 2024 | 20:20

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ka deklaruar se Serbia dhe Rusia janë shtete destabilizuese për Ballkanin Perëndimor.

Ajo ishte pjesëmarrëse në panelin e parë të konferencës dy ditore “Defence 24 Days”.

“Çështja më urgjente dhe më sfiduese për sigurinë e vendit tonë janë sot Serbia dhe Rusia, pasi që fantazmat e së kaluarës janë ende gjallë, ata që shkaktuan luftëra dhe gjenocid 25 vjet më parë janë ende aktiv. Prandaj paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë”, tha Gërvalla.

Ajo më pas foli edhe për qeverinë e re të Serbisë duke thënë se Serbia ka emëruar qeveri të luftës, një qeveri e cila përbëhet nga ish-ministrat e Millosheviqit dhe të sanksionuarit e SHBA-ve.

“Ka një potencial të madh nëse bashkohemi, nëse jemi të gatshëm të dëgjojmë Poloninë, të dëgjojmë shtetet Baltike dhe Nordike, të dëgjojmë Ballkanin Perëndimor rreth sfidave të vërteta të tyre, përvojave të tyre me fqinjtë agresivë dhe duke u bazuar në analizë të shëndoshë, të mirëfilltë dhe në përputhje me realitetin në këto pjesë të Evropës të ndërmarrim veprime të përbashkëta për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon”, pohoi Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se…