Gërvalla për deklaratën kundër UÇK-së: Se thashë unë, është citat i gazetarit zviceran

01 qershor 2021 | 23:36

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas publikimit të një lajmi në media ku u tha se ishte deklaruar për gazetën zvicerane duke thënë se pas luftës, ushtarët e UÇK’së vranë serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre, e tërë këtë, ministrja e quan keqinformim.

Znj.Gërvalla me anë të një postimi në Facebook, tha se “Citati i mëposhtëm për UÇK-në, i marrë nga gazeta zvicerane NZZ ka vetëm një autor dhe ai quhet Andreas Reich, gazetar i kësaj gazete. Pra citați shpreh opinionin e gazetarit dhe jo timin”

Ajo tha se në Kosovë e dinë të gjithë se kush e ka mbrotjur të kaluarën “dhe e mbron edhe sot UÇK-në, luftën çlirimtare dhe sakrificën e shqiptarëve jo vetëm gjatë dekadave të fundit”

Postimi i saj:

Sqarim:

Citati i mëposhtëm për UÇK-në, i marrë nga gazeta zvicerane NZZ ka vetëm një autor dhe ai quhet Andreas Reich, gazetar i kësaj gazete. Pra citați shpreh opinionin e gazetarit dhe jo timin. Një keqinformim i tillë mund të ishte evituar po të ishte lexuar dhe kuptuar mirë teksti dhe gjermanishtja, para se të citohet dhe botohet në forma të tilla.

Veçse një përsëritje e lodhtë e fushatës së përsëritur kundër nesh. Këmbëngulja e disave për të sulmuar dinjitetin dhe përkushtimin tonë për vendin nuk mund të funksionojë duke keqpërdorur UÇK-në. Në Kosovë gjithkush e din se kush e ka mbrojtur në të kaluarën dhe e mbron edhe sot UÇK-në, luftën çlirimtare dhe sakrificën e shqiptarëve jo vetëm gjatë dekadave të fundit.

Nuk e pres, por do të ishte korrekt një korrigjim i lajmit dhe një kërkimfalje nga ato media që e kanë botuar.

Natën e mirë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Angela Martini vazhdon që të argëtojë fansat e saj nëpër…