Gërvalla për fotografitë e fëmijëve në Kuvend: Dikush të japë llogari që ata u keqpërdorën

16 shkurt 2022 | 22:01

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se është tronditur kur ka parë fëmijë të vegjël të Kosovës me fotografi të krerëve të shtetit në duar në Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se pamja e tillë i kujtoj fëmijërinë e saj dhe diktaturën.

“Duke pasur parasysh biografinë time, rritjen time në diktaturë në vitet 82-92, për mua një foto e tillë është tronditëse dhe secili që e bartë përgjegjësinë për përdorimin e fëmijëve për të bërë foto të tilla, pavarësisht a e ka pasur synimin e keq apo synimin e mirë, do të duhej të mbante përgjegjësi”, tha Gërvalla.

“Unë me aq sa arritja të kuptoj, nuk arrita ta dijë saktë se kush e mban përgjegjësinë për këtë foto, por një gjë di, se në këtë strukturë të institucioneve që kemi, duke nisur nga presidentja, qeveria, parlamenti, nuk shoh tendenca të tilla të cilat do të ishin shumë shqetësuese po të ishin ekzistuese, por sa herë kthej kokën dhe e shoh atë fotografi e ndjej vetën shumë keq”, shtoi ajo.

Ministrja Gërvalla-Schwarz kërkon që autori i kësaj fotoje të merrte përgjegjësinë, të kërkonte falje para këtyre fëmijëve dhe para prindërve të tyre dhe të përfundonte kjo punë dhe jo ta linte pezull. /RTK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Pandeli Majko, është shprehur se skenarët provokues të ndërtuar…