Gërvalla për Lajçakun: E çoi në dështim dialogun

25 tetor 2024 | 08:50

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, ka folur në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë në Kanal 10, Gërvalla ka pasur kritika të ashpra ndaj vetë lehtësuesit Miroslav Lajçak, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Gërvalla e ka akuzuar Lajçakun se e ka dërguar në dështim dialogun dhe se nuk ka pasur një strategji të mirëfilltë.

“Jo vetëm me strategji të gabuar, por me mungesë totale të strategjisë së dialogut, e ka çuar këtë dialog deri në këtë moment në dështim. Unë konsideroj që ai nuk ka pasur një strategji të mirëfilltë, e cila do mund të kishte çuar në sukses, nuk ka pasur. Shumë shpesh ka qenë i njëanshëm dhe ia ka mbajtur anën Serbisë dhe shumë shpesh propozimet që i kanë bërë kanë qenë të destinuara të dështojnë, sepse nuk i kanë respektuar realitet”, tha Gërvalla.

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj ish-mis Kosovës për kërcënim dhe shantazh ndaj një afaristi, kërkon dënim maksimal

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Policisë së Kosovës njofton se në rajonin e…