Gërvalla për Martin Berishajn: Ambasadori s’shkarkohet me spekulime

16 janar 2023 | 11:26

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon.

Pas takimit, ato kanë mbajtur një konferencë për medie, në të cilën kanë dhënë detaje në lidhje me bisedën që u zhvillua ndërmjet tyre.

E pyetur nga gazetarët për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, Gërvalla ka thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje.

“Unë kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj nga shtetet të cilat janë përmendur që të na japin informacione se a janë të vërteta apo spekulime të medieve të ndryshme akuzat ndaj tij. Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale. Ai shkarkohet kur ka arsye faktike”, ka thënë ministrja Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Balaj, sulmuesi kuqezi, zgjodhi Vllazninë për tu rikthyer në…