Gërvalla për vdekjen e John Menzies: Nuk do ta harrojmë kurrë
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka shkruar për vdekjen e ish- shefit të Misionit të Zyrës së ShBA-së në Kosovë, John Menzies.
Ajo ka thënë se Menzies ka qenë mik i vërtetë i Kosovës dhe një diplomat i jashtëzakonshëm.
“Jam e shkatërruar nga vdekja e papritur e John Menzies, një mik i vërtetë i Kosovës. Një diplomat i jashtëzakonshëm dhe parimor, John Menzies shërbeu si shef i Misionit të ShBA-së në Kosovë në kohët tona më të vështira pas luftës. Ai ishte një shkëmb për popullin tonë. Kosova i ka shumë borxh. Nuk do të harrojmë kurrë”, ka shkruar Gërvalla në llogarinë në “Twitter”.
Menzies ka shërbyer edhe si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Bosnje e Hercegovinë nga 7 janari deri më 15 dhjetor të vitit 1996.
I am devastated by the sudden death of John Menzies, a true friend of Kosova. An exceptional and principled diplomat, John Menzies served as 🇺🇸 Head of Mission in 🇽🇰 in our most difficult times after the war. He was a rock for our people. 🇽🇰 owes him a lot. We will never forget. pic.twitter.com/qMMgTeVSiz
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) March 27, 2022