Gërvalla: Po punohet në baza ditore për njohje
22 shkurt 2022
| 12:01
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në fjalën e saj në Kuvend, ka thënë para deputetëve se është duke u punuar për njohje të reja.
Ajo ka thënë se në baza ditore është duke u punuar për njohje të reja, shkruan “Epoka e re”.
“Kur të jenë të dukshme rezultatet me kënaqësi do t’i komunikojmë”, ka thënë Gërvalla.
Ajo ka thënë se në këtë drejtim po japin kontribut edhe Presidenca, Kryeministria dhe institucionet e tjera.
Ministrja Gërvalla ka theksuar se rreth njohjeve të reja nuk mund të flas më shumë.