
Gërvalla pret Cameronin, nisin takimin
04 janar 2024
| 08:41
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka pritur në MPJ Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë.
Gërvalla dhe Cameron ia shtrënguan duart njëri-tjetrit me buzëqeshje, ndërsa bënë edhe fotografinë e zakonshme përpara medieve.