Gërvalla pret në takim homologun kroat, pjesëmarrës edhe ambasadori Berishaj

09 maj 2023 | 10:07

Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman po qëndron në Kosovë.

Ai është pritur në takim nga ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në këtë takim së bashku me Gërvallën është parë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Pas takimit bilateral të dy homologët do të mbajnë konferencën e përbashkët për medie.

Përveç me Gërvallën, kryediplomati kroat do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke filluar nga ora 16:15 në ndërtesën e Qeverisë.

Radman ka arritur mbrëmë në Kosovë, ku është pritur nga Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arrestohet ambasadori i UFC dhe sensacioni i mediave sociale Hasbulla…