Gërvalla pret në takim lamtumirës ambasadorin Nicholas Abbott
08 shkurt 2024
| 12:37
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Nicholas Abbott, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë shërbimit të tij në Kosovë.
Ministrja Gërvalla e falënderoi ambasadorin Abbott për mbështetjen Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën që nga çlirimi, pavarësia, shtetndërtimi dhe integrimi euroatlantik si dhe rolin e rëndësishëm që e luan sot në përballje me situatën gjeopolitike dhe të sigurisë në rajon, Evropë dhe në botë.
Ministrja Gërvalla vlerësoi lart rolin e Ambasadorit Abbott në thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve dhe i uroi Ambasadorit suksese në misionet e tij të ardhshme.