Gërvalla: Projektligji për shërbimin e jashtëm, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm

25 maj 2021 | 10:27

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz është duke raportuar sot para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme.

Gërvalla në fjalën hyrëse ka paraqitur planin e punës të ministrisë që ajo udhëheq.

Gërvalla ka theksuar se një nga projektligjet e shumta që ka hartuar kjo ministri është edhe projektligji për shërbimin e jashtëm.

Ministrja ka theksuar se ky projektligj është i rëndësishëm dhe i domosdoshëm.

“Është hap i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për avancim të mëtejmë të shërbimit të jashtëm. Me hartimin e këtij projektligji do të bëhen reforma lidhur me shërbimin e jashtëm të Kosovës”, tha Gërvalla.

Ajo shtoi se ky projektligj mundëson krijimin e një shërbimi të jashtëm profesional.

“Projektligji përcakton edhe ndryshimet thelbësore në strukturën e brendshme organizative të MPJD-së. Ky ligj mundëson krijimin e një shërbimi të jashtëm profesional”, u shpreh Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosovë për herë të…