Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit…
26 nëntor 2024
| 14:09
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritikat e presidentes Vjosa Osmani ndaj qeverisë ku ajo bën pjesë, përfshirë këtu marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.
Gërvalla gjatë një paraqitje publike të martën, nuk është përgjigjur në pyetjet e “RTV 21”.
“A është e vërtetë që po luhet bixhoz me aleatët ndërkombëtar siç ka thënë presidentja?”, është pyetur fillimisht Gërvalla.
“Kemi ardhur në Konventën e industrisë së drurit dhe është kënaqësi…”, ka thënë Gërvalla.
Sërish, ajo është pyetur se cilat janë raportet me amerikanët, duke thënë: “…dhe është kënaqësi të shohësh zhvillimin e jashtëzakonshme të të kësaj pjese të industrisë sonë edhe me që jemi në këtë konventë… Për të tjerat flasim”.