Gërvalla: Rasti i Faton Hajrizit ende në mjegull, nuk kemi garanci për identitetin e viktimës

24 korrik 2024 | 15:56

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka folur gjatë konferencës së sotme edhe për rastin e Faton Hajrizit.

Gërvalla ka thënë se bashkëpunimi me Serbinë për këtë çështje është pothuajse inegzistente.

Ajo ka thënë se çdo gjë që ka ndodhur deri më tani në Serbi është në mjegull.

“Kemi qenë këmbëngulës që trupi i personit të vrarë kushdo qoftë ai t’i kthehet familjes për t’u varrosur në Kosovë. Kemi shpërndarë të gjitha informacionet në kohë me të cilat kemi mundur të pajisemi. Kemi pasur një mostër të shenjave të gishtërinjve të një personi që pas verifikimit në Kosovë është konstatuar të jenë të shtetasit Faton Hajrizi, mirëpo nuk kemi asnjë garanci që bëhet fjalë as për personin e vrarë e as për ndonjë prej pretendimeve të tjera”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka shtuar se i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtegtime nëpër Atdhe (CCCXXI) Nga Berat Luzha Në rrethinën e…