Gërvalla reagon pas kërcënimit të Macronit për vizat
17 tetor 2023
| 15:12
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, (MPJD), Donika Gërvalla, ka reaguar pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron nga Tirana ka “kërcënuar” Kosovën se do t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në zonën Schengen “po që se nuk mbahet fjala e dhënë”.
Ajo përmes një postimi në “Twitter” ka shpërndarë flamurin e Francës, teksa ka përdorur shprehjen “Et voila”, që nga gjuha frënge do të thotë “Ja pra”, “Ja tash”.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 17, 2023