Gërvalla-Schwarz emëron drejtor në Akademi Diplomatike personin e pakualifikuar për këtë pozitë
Ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, jemi mёsuar ta dёgjojmё sesi me plot arrogancё përmend se 14 shkurti ka sjellë ndryshimin me synimin e sjelljes sё ligjshmёrisё dhe drejtёsisё, jo vetëm në ministrinë e saj, por edhe në qeverisjen në Kosovë.
Pёrpos pёrfoljes sё njёfarё reforme tё Ministrisё sё Punёve tё Jashtme dhe Diasporёs, ende nuk kemi dёgjuar asgjё konkrete pёr politikёn e jashtme apo pёr atё se ku qёndron Kosova nё arenёn ndёrkombёtare. Ndërsa me veprimin e fundit, Gërvalla-Schwarz ka dëshmuar të kundërtën. Ajo në mënyre klandestine ka filluar emërimin e drejtorëve në ministrinë ku udhëheqë, shkruan Gazeta Metro.
Gërvalla-Schwarz, që nga ardhja në pushtet e deri me tani e kishte gojën plot drejtësi, reforma e ligj dhe votuesit e 50 për qindëshit, por veprimet që ka ndërmarr së fundmi ministrja Gërvalla-Schwarz nuk janë në përputhje me parimet e meritokracisë, por duke emëruar ambasadorё tё karrierёs tё preferuarit e saj, pa iu dhёnё mundёsinё e aplikimit këtyre diplomatёve.
Derisa ishin në opozitë, Gërvalla-Schwarz dhe bashkëpartiakët e saj kishin kritikuar vazhdimisht emёrimin e konsujve politikё. Por, ata tani po e legjitimojnё atё paligjshmёri, duke lёnё konsujt politikё tё kritikuar nga vetë ata nё pozitat qё kanё qenё. E nё kёtё po ndikojnё shumё tё fortit, por edhe ‘oligarkёt’ nga biznese me lidhje qё çojnё deri tek presidentja, merr vesh Gazeta Metro me burime brenda MPJ-së. E këta konsuj politikë të ‘paprekshëm’, ka tё tillё qё nuk kanё tё pёrfunduar as studimet bazike, por edhe aso tё cilёt pёrpos gjuhёs shqipe iu mungon çdo gjuhё tjetёr.
Gërvalla-Schwarz në emër të “tё ligjit” dhe tё “drejtёsisё” ka filluar edhe emërimin e drejtorëve brenda ministrisë, pa ndonjë konkurs. Rasti konkret është emërimi i fundit nga ana e saj në postin e drejtorit të Akademisё Diplomatike, Behar Ismën, i cili vjen nga ish-Ministria e Diasporёs dhe nuk ka asnjё pёrvojё diplomatike dhe as gradё diplomatike.
Duke ditur brenda se MPJD ka kuadro me sfond akademik të doktorit, madje ne universitete prestigjioze dhe me karrierë të gjatë diplomatike e ndërlidhur me ketë edhe me grada diplomatike, ministrja Gërvalla i ikën konkurrencës, duke ua mohuar të drejtën stafit të tillë dhe emëruar drejtorë në mënyrë klandestine, persona pa përvojë të tillë akademike, çfarë kërkohet të jetë drejtori i Akademisё Diplomatike.
Duhet theksuar se Akademia Diplomatike është institucion i pavarur, që në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës ka për qëllim të zhvillojë aftësitë (diplomatike) profesionale të diplomatëve dhe shërbyesve tjerë civilë që merren me çështje ndërkombëtare apo punojnë në një ambient ndërkombëtar.
Burime brenda MPJD thonё qё pёr kёtё vendim të ministres ka reaguar edhe Sindikata e Pavarur. Por, si duket ministrja nuk e ka fare tё qartё se çfarë ёshtё e drejta dhe çfarё ёshtё ligji. E aq mё pak reforma. Apo ndoshta edhe nuk i intereson fare, por thjesht mendon qё nё emёr tё arrogancёs sё 50% fiton edhe tё drejtёn tё vazhdojё me shkelje tё ligjit dhe tё drejtёs.