Gërvalla s’e refuzoi takimin me bashkëshortin e Osmanit, kërkesa ishte e janarit
Një kërkesë e Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes Vjosa Osmani e bërë më 11 janar në adresë të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla për takim njoftues po qarkullon nëpër media pikërisht kur po flitet për përçarje mes Osmanit dhe Gërvallës.
Por, bëhet fjalë për kohën kur Sadriu ishte emëruar në pozitën e Drejtorit të Departamentit për NATO dhe Politika të Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kërkesa e parë për takim kortezie erdhi pikërisht për shkak të emërimit të bashkëshortit të presidentes në këtë post, që i bie të ketë bashkëpunim me Gërvallën si Ministre në MPJD.
Ajo u pasua edhe nga kërkesa të tjera për takime të natyrës së punës të cilat u përsëritën edhe në muajin shkurt dhe mars. Por, këto thirrje për takime u shfaqën në publik vetëm një ditë pas deklaratave të shefes së shtetit për moosinformim rreth dërgimit të letrës në Këshill të Evropës nga ana e Gërvallës me arsyetimin se Osmani ishte në vizitë jashtë shtetit.
Osmani tha se me letrën e dërguar nga kryediplomatja, ka rënë në ujë oferta e nënshkruar nga tre liderët institucional që nuk duhet të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes vetëm nga Kosova.