Gërvalla shkarkon shefin i Konsullatës në Shtutgart
13 dhjetor 2021
| 19:35
Shkarkimet e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tashmë kanë kaluar në nivelin më të ulët se ambasadorë.
Kjo ministri tashmë është koncentruar nga diplomatët e rangut më të ulët, pas shkarkimit të ambasadorëve të emëruar me çelës politik.
Pa përfunduar një mandat të plotë, ministrja Donika Gërvalla ka shkarkuar shefin e Konsullatës së Kosovës në Shtutgart, Imer Lladrovci. Lladrovci kishte nisur punën në këtë pozitë në dhjetor të vitit 2018, kur kryeministër ishte Ramush Haradinaj e shef i diplomacisë Behgjet Pacolli.
Si diplomat karriere, Lladrovci më herët ka shërbyer edhe në Austri.
Sipas burimeve brenda MPJ-së, shkarkimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij fundviti por dhe në janar.