Gërvalla shpreh mirënjohje për mbështetjen dhe rolin e presidentit të KiE-së për Kosovën
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka takuar presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KiE), Theodoros Roussopoulod.
Gërvalla dhe Roussopoulos kanë diskutuar rreth finalizimit të procesit të anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gërvalla ishte e shoqëruar edhe nga Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, dhe ambasadori Lulzim Hiseni, të cilët kanë shprehur mirënjohjen për rolin dhe mbështetjen e presidentit në sigurimin e një procesi të drejtë dhe meritokratik brenda PACE.
“Ministrja Gërvalla nënvizoi rolin thelbësor të presidentit të PACE në bashkëpunimin me Komitetin e Ministrave për të siguruar që anëtarësimi i Kosovës në KiE të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje të plotë me opinionin e PACE”, ka njoftuar MPJD-ja.