Gërvalla shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit dhe zyrtarit të MPJD-së
19 mars 2024
| 12:19
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, ka theksuar se me pikëllim morën lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të tyre, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, Arben Rugova.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Rugova, kolegët e punës, shokët dhe gazetarët që punuan gjatë bashkë me Arbenin. Arbeni do të mbetet për ne një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor”, ka shkruar Gërvalla në “Facebook”.