Gërvalla: S’kam publikuar asnjë draft të Asociacionit, s’jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve
17 nëntor 2023
| 14:06
Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është pyetur rreth draft-statuteve të Asociacionit që janë publikuar në medie gjatë javës së fundit.
Gërvalla ka theksuar se ajo nuk ka publikuar asnjë draft-statut të Asociacionit.
Më tutje, Gërvalla ka vlerësuar se ajo nuk është “përgjegjëse për industrinë e thashetheveme”.
“Unë si ministri e Punëve të Jashtme nuk kam publikuar asnjë draft dhe unë nuk jam përgjegjëse për industrinë e thashethemeve se çfarë apo nuk ndodh”, ka thënë Gërvalla, raporton “EO”.