Gërvalla: S’kam qenë dhe as nuk jam dëshmitare e Gjykatës Speciales

06 maj 2021 | 10:25

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla sot është pyetur nga gazetarët nëse ka dëshmuar ndonjëherë për Gjykatën Speciale.

Përgjigjja e saj ka qenë e shkurt.

“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”, ka deklaruar Gërvalla gjatë një konference për media që pati sot në Prishtinë me rastin e vizitës së homologut të saj kroat, Gordan Grlić Radman.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla pas…