Gërvalla: Sot është ditë gëzimi, Serbia e mori përgjigjen
16 prill 2024
| 20:32
Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u deklarua menjëherë pas votimit duke thënë se “kjo është fitore e Evropës, shteteve demokratike që sot konfirmuan që Kosova është pjesë e tyre”.
Ajo tha se sot është “ditë gëzimi” dhe uroi të gjithë qytetarët për këtë sukses.
“Emocioni i vetëm që kam është gëzimi dhe falënderimi për ata që kanë luftuar shumë edhe në këtë seancë për të arritur votat e nevojshme për rekomandimin…Shpresojmë që pas këtij hapi të rëndësishëm në maj të mund ta kurorëzojmë Kosovën me pranin në KiE”, u shpreh Gërvalla para mediave.