Gërvalla sot përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit

20 prill 2022 | 08:04

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot pasdite në Nju-Jork për ta shqyrtuar raportin e radhës të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, rreth punës së UNMIK-ut.

Republika e Kosovës në këtë takim përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën 2022-2023. /KP

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Ibrahim Kelmendi, ka reaguar…