![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/04/gervalla-4.jpg)
Gërvalla sot vizitë në Malmo të Suedisë, bashkëbisedon me aktivistë
20 mars 2022
| 10:08
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, sot të do bëjë një vizitë në Malmo të Suedisë, bashkë me zëvendësministren Liza Gashi.
Ministria u ka bërë ftesë aktivistëve në Malmo për pjesëmarrje në një takim bashkëbisedues, me fillim nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
Ftesën për pjesëmarrje e publikoi gazetari me veprimtari në Suedi, Astrit Gashi, i cili pretendoi se ministrja Gërvalla ka zgjedhur Malmon për vizitë, pasi aty e ka nënën e saj.
“Ndoshta Donika ka ardhur më saktë në vizitë te nëna e saj që jeton në këtë qytet. Sepse Stockholm është mbi 600 kilometra dhe atje nuk ka aktivistë ndoshta. Një udhe e dy punë… me pa nënën dhe me mbyllë Qendrën Kulturore që ka mbetur pa zot shtëpie”, ka shkruar gazetari në një postim në Facebook.